Vetedy Group

Sistemi Softline

[b]Sistemi Softline, sistemi me fiksim të padukshëm për dysheme, është i patentuar në Evropë dhe prodhohet pranë kufirit të Luksemburgut nga Grupi Vetedy. Softline është një sistem fiksimi 100% i padukshëm për kuvertën tuaj prej druri. Ne punojmë me 4 lloje të drurit, të gjithë të klases 1, të qëndrueshme (klasa 4 për Francën): Padauk, Merbau, Ipe dhe Teak. Metoda jonë e montimit, siguron qëndrueshmëri dhe siguri , dhe hapsira që nuk rreshqasin për kënaqësinë e të ecurit zbathur në dru. Sistemi Softline është sigurimi i cilësisë jashtë hapsires me parket. Ne jemi gjithashtu të parët që i quajmë tarracat tona dysheme kopshti, një përcaktim shumë shpesh i marrë nga profesionistët në këtë sektor. Përfundimisht, hapsirat e kopshteve tona marrin origjinën nga pyjet e menaxhuara në mbarë botën të cilat shpesh janë të etiketuara si FSC® dhe VLO për Afrikanët, VLK për pyjet indonezisht dhe IBAMA për drunjet brazilian.

Download broshuren tonë Softline

Download Folderin Softline

Prezantimi i sistemit Softline

Një sistem revulucionar i dyshemesë së drurit, me fiksim të padukshem, i pershtatshem për kopshte dhe hapsirat rreth pishinave.

Fiksimi është një sistem revolucionar që mundëson instalimin e dërrasave pa ndonjë vidë të dukshme, duke përmirësuar si rezistencën e strukturës (nuk ka më pika të dobëta në dërrasë ose në prerjen e vidës) dhe jep një estetikë të përkryer homogjene. Varietetet tona të veçanta të drurit: Padauk, Merbau, Ipe, Teak për shkak të veçorive të tyre teknike, janë zgjedhur të përshtatshme për t'u pershtatur me kushtet e ndryshme dhe të ndryshueshme të klimës. Prodhimet tona janë tharë deri në një përmbajtje mesatare të lagështisë prej 13% (+/- 2%) dhe janë të përkryera plotësisht pa ndonjë trajtim kimik dhe shumë të qëndrueshme pavarësisht nga kushtet e jashtme. Padauk, druri afrikan, është zgjedhur posaçërisht për cilësitë e tij të jashtëzakonshme teknike dhe hijet e tonin bashkëkohor. Prodhohet në Kamerun. Finalet aziatike janë me origjinë nga Indonezia për Merbau dhe Mianmar për teak. Ipe vjen nga pyjet e Amazonës në Amerikën e Jugut. I gjithë prodhimi ynë nga kontinentet e ndryshme është zgjedhur dhe kontrolluar me kujdes nga kompania jonë. Stoku ynë i përhershëm na mundëson që të sigurojmë shpërndarjen e shpejtë ne shumicën e destinacioneve evropiane.
  • ATra
  • BKapese
  • CDerrasë druri

Fiksimi Softline

  • Illustration

    01

  • Illustration

    02

  • Illustration

    03

  • Illustration

    04

  • Illustration

    05

  • Illustration

    06

Perparsitë e sistemit Softline

  • Mundëson fiksim të padukshem të mbeshtetesve.
  • Material kompozit me fuqi të madhe mekanike, duke garantuar sistem me kualitet të lartë.
  • Fleksibiliteti në kompresim dhe / ose zgjerim, duke lejuar ri-pozicionimin pas stresit (ndryshe nga çeliku)
  • Eliminon fazën e para-shpimit dhe kundërvënies,
  • Lejon lëvizjen laterale midis dërrasave pa ndonjë demtim të drurit.
  • Mundëson që shiritat të jenë të izoluar nga mbështetja
  • Siguron garancion pë jetëgjatësi.
  • E shkurton kohën e instalimit.
  • Mundeson madje edhe bashkimin midis shiritave.
  • Parandalon thyerjen në pllaka.
  • Siguron qarkullimin e ajrit.
  • Përforcon aspektin e përgjithshëm falë një kornize druri të fiksuar me vida jo të dukshme.
  • Mundëson instalim vertikal (fasadë, gardh, plantator...)
  • Mundësia e largimit dhe zevendesimit të pllakave

Perparësitë e drurit

  • Klasa I - dru me qendrueshmeri të lartë ndaj kalbjes
  • Dru shumë i qëndrueshëm, i tharë në furrë, duke garantuar shumë pak shtrembërime
  • Dru i zgjedhur i shkallës së lartë
  • Sipërfaqe e butë që nuk rreshqet
  • Dru që nuk ka nevojë për trajtim paraprak.
  • Pllaka me gjatesi fikse, prerje precize, që shmangin tkurrjen në njeren anë.
  • Material i pershtatshëm: kurrë shumë i nxehtë ose shumë i ftohtë
  • DRU QË NUK KA NEVOJË PËR MIRËMBAJTJE.

Llojet e perzgjedhura të drurit

  • Illustration

    PADAUK

    Size
    (Dimenzionet kryesore)
  • Illustration

    MERBAU

    Size
    (Dimenzionet kryesore)
  • Illustration

    IPE

    Size
    (Dimenzionet kryesore)
  • Illustration

    TEAK

    Size
    (Dimenzionet kryesore)

Video instalimi i strukturës Softline

Lokalizo një shitës me pakicë Softline, afer teje